Universiteti i Prishtinës "Hasan Prishtina"
SMC ofron mundësinë për krijimin dhe menaxhimin e anketave apo sondazheve të ndryshme.
Dizajni i sistemit lejon që të krijohen shpejtë dhe lehtë anketa të çfarëdoshme, si dhe të paraqiten statistika në lidhje me anketën e bërë.
Këndi i njoftimeve:
Mbahet punëtoria e dytë në kuadër të projektit HERAS+ , small grants me titull: Raising awareness on the inclusion of marginalized groups in University of Prishtina “Hasan Prishtina”
Në kuadër të projektit “Raising awareness on the inclusion of marginalized groups in University of Prishtina “Hasan Prishtina”” përkrahur nga HERAS + projekti, Zyra për Zhvillim Akademik e UP-së ka organizuar punëtoria e dytë me studentët e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” të Fakultetit Filozofik departamenti i Antropologjisë. Në këtë punëtori u shtjelluan temat si, sfidat, vështirësitë dhe mundësitë e përmirësimit të kushteve të studimit për grupet studentëve të margjinalizuar dhe edukimin gjithëpërfshirës. E falënderoj mësimdhënësen Zanita Halimi dhe studentët për kontributin e tyre në këtë aktivitet.
Mbahet punëtoria e pare në kuadër të projektit HERAS+ , small grants me titull: Raising awareness on the inclusion of marginalized groups in University of Prishtina “Hasan Prishtina”
Në kuadër të projektit “Raising awareness on the inclusion of marginalized groups in University of Prishtina “Hasan Prishtina”” përkrahur nga HERAS + projekti, Zyra për Zhvillim Akademik e UP-së ka organizuar punëtoria e parë me grupin e studentëve me aftësi të kufizuar. Në këtë punëtori u shtjelluan temat si, sfidat, vështirësitë dhe mundësitë e përmirësimit të kushteve të studimit për këtë grup të studentëve. E falënderoj organizatën HANDIKOS për gatishmërinë në bashkëpunim dhe përkushtim për ti adresuar çështjet e edukimit gjithëpërfshirës në universitet.
Zyra për Zhvillim Akademik pjesë e programit "Student Mobility Traineeships"
Sot, në Zyrën për Zhvillim Akademik të Universitetit të Prishtinës filloj punën praktike Anda Rushiti. Anda ka lindur dhe është rritur në Berlin të Gjermanisë ku momentalisht është studente në Magdemburg-Stendal – University në Gjermani. Anda, mund të konsiderohet si studentja e parë ndërkombëtare me origjinë Shqiptare që ka shpreh dëshirë të kryej, për një semestër, punën praktike në Universitetin e Prishtinës, përkatësisht në Zyrën për Zhvillim Akademik. Ky shkëmbim u mundësua nga programi “Student Mobility Traineeships” nga Komisioni Evropian përkatësisht programet e shkëmbimit të ofruara nga ERASMUS +. Në Zyrën për Zhvillim Akademik, Anda do të mentorohet nga udhëheqësi i zyrës Besnik Loxha. Sot, nga dita e parë e punës praktike, Anda tregoj një entuziazëm të jashtëzakonshëm për të mësuar dhe për tu përballur me sfida të reja. Andaj, Andës i urojmë, që gjatë periudhës së shkëmbimit të mësoj dhe të përfitoj sa më shumë nga ky program i Komisionit Evropian!
Akreditimi i Porgrameve të Studimit në UPHP
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KSHC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), në mbledhjen e mbajtur më 5 prill 2022, ka shqyrtuar gjetjet e ekspertëve ndërkombëtar të akreditimit dhe duke u bazuar në rekomandimet e dhëna në raportet finale, ka marr vendim që t’i ri-akreditojë programet studimore të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”. Programet studimore të ri-akredituara për 5 vite në Fakultetin Filozofik janë: Filozofi, niveli Bachelor, me 100 studentë për vit akademik, Histori, niveli Bachelor, me 100 studentë për vit akademik, dhe Histori – Koha e re, niveli Master, me 45 studentë për vit akademik. Periudha e akreditimit e të tri programeve është nga 1 tetori 2022 deri më 30 shtator 2027. Një program studimor është ri-akredituar edhe në Fakultetin Ekonomik dhe ai është Ekonomia e aplikuar dhe menaxhmenti (në gjuhë angleze), niveli Bachelor, me 50 studentë në vit. Periudha e akreditimit është nga 1 tetori 2022 deri më 30 shtator 2025. Në këtë mbledhje u ri-akreditua edhe programi Farmaci, niveli MPh, në Fakultetin e Mjekësisë, me 50 studentë në vit. Periudha e akreditimit është nga 1 tetori 2022 deri më 30 shtator 2025.
Vlerësimi i lëndëve dhe mësimdhënësve 2020/2021
Vlerësimi i Përgjithshëm i Stafit Akademik në nivel të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” – Për nivelin e studimeve Bachelor & Master, të vitit akademik 2020/2021
VAZHDON PROCESI I AKREDITIMIT/RIAKREDITIMIT TË PROGRAMEVE TË STUDIMIT NË UNIVERSITETIN E PRISHTINËS “HASAN PRISHTINA”
Më datë 09.03.2022 u realizua raundi i dytë i vlerësimeve të programeve nga ekspertët ndërkombëtarë në Fakultetin e Mjekësisë. Takime u organizuan nën udhëheqjen e Dekanës Prof. Suzana Manxhuka – Kerliu. Sipas agjendës së takimeve, gjatë vizitës virtuale, janë realizuar 8 takime me përfaqësues të ndryshëm që kanë prezantuar të arriturat dhe reformat e viteve të fundit në fakultet por edhe në programet e studimit. Takimi i parë ishte me përfaqësuesit e menaxhmentit të fakultetit, vazhdoj me përfaqësuesit e sigurimit të cilësisë dhe administratës, me bartësit e programeve, me përfaqësuesit e stafit akademik, me përfaqësuesit e studentëve të përfshirë në program, me përfaqësuesit e diplomuar në fushat e programeve në vlerësim, me punëdhënësit dhe palët e jashtëm të interesit dhe në fund me takimi përmbyllës me menaxhmentin e fakultetit.
Takim me përfaësuesit e HERAS + projekt
Sot u organizua takimi me përfaqësuesit e projektit HERAS +. Patëm kënaësinë të diskutojmë me udhëheqësin e projektit Z. Aqim Emurli dhe me ekipin e tij, mbi mundësitë e bashkëpunimit në fushën e Sigurimit të Cilësisë. Gjatë takimit u identifikuan disa fusha në të cilën, zyra e prorektorit Prof. Elton Bahtiri (Zyra për Zhvillim Akademik) do të angazhohet për zbatim të aktiviteteve konkrete në këto fusha. Si aktivitet prioritar është identifikuar përpilimi i Udhëzuesit për Zhvillim të Programeve të Studimit si dhe angazhimin e ekspertëve në fushën e sigurimit të cilësisë. E falenderojmë zotri Aqim Emurli për përkushtim dhe gadishmërinë për të ofruar bashkëpunim, ku besojmë thellë, gjatë ditëve dhe muajve të ardhshëm rezultatet konkrete nga ky takim dhe bashkëpunim nuk do të mungojnë.
Vlerësimi i lëndëve dhe mësimdhënësve
Në muajin shkurt 2022, Zyra për Zhvllim Akademk e Universitet të Prishtinës "Hasan Prishtina", ka lansuar pyetësori për vlerësim të mësimdhënësve dhe lëndëve për vitin akademik 2021/2022. Duke synuar që procesi i mësimdhënies të përmirësohet vazhdimisht, Universiteti i Prishtinës e konsideron të rëndësishëm vlerësimin e studentit për lëndën në përgjithësi, si dhe për cilësinë e mësimdhënies dhe të mësimdhënësve në veçanti. Vlerësimet janë kontribut i çmueshëm për procesin e përmirësimit të cilësisë. Vlerësimet janë plotësisht konfidenciale dhe pyetësori garanton anonimitet të plotë. Menaxhmentet e Njësive Akademike dhe Mësimdhënësit do të njoftohen për rezultatet e vlerësimit.
Procesi i Akreditimit/Riakreditimit të programeve në Universitetin e Prishtinës "Hasan Prishtina"
Më datë 16 shkurt 2022, në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, filloi procesi i vlerësimit të programeve nga ekspertët ndërkombëtarë të Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA). Fillimisht vlerësimit ju nënshtrua Fakulteti i Shkencave Matematike Natyrore, me një pjesë të programeve dhe më pas, sipas agjendave të dërguara nga AKA, sot më datë 22 shkurt, vazhduam edhe me vlerësimet e Fakultetit Filozofik për të vazhduar më tej me njësitë tjera të UP-së. I gjithë procesi organizohet nga AKA, por që në nivel të Universitetit koordinohet nga Zyra për Zhvillim Akademik e UP-së dhe në nivel të njësisë akademike përmes koordinatorëve për Zhvillim Akademik.